RUSI – Kremlini: Putin-Macron bisedë telefonike për situatën në Ukrainë

by admin
Spread the love

MOSKË, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Pas pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse, presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron, njoftoi Kremlini në Moskë.

Të dy liderët zhvilluan një shkëmbim serioz dhe të sinqertë të pikëpamjeve për situatën në Ukrainë.

“Putin shpjegoi në detaje arsyet e tij për pushtimin”, sipas deklaratës. Të dy kishin rënë dakord të qëndronin në kontakt.

Macron është politikani i parë perëndimor që flet me Putinin pas urdhrit të tij të dislokimit të dënuar ndërkombëtarisht. Iniciativa për këtë telefonatë ka ardhur nga Parisi.

Macron ka bërë gjithnjë e më shumë fushatë për një zgjidhje paqësore të konfliktit të Ukrainës dhe gjithashtu u takua personalisht me kreun e Kremlinit në Moskë. Së fundmi të dy kanë biseduar disa herë në telefon. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like