RUSI – Kremlini: Dërgesat e tankeve për Ukrainën nuk do të ndryshojnë rrjedhën e luftës

by admin
Spread the love

MOSKË, 20 janar /ATSH-DPA/ – Dorëzimi i tankeve perëndimore në Ukrainë nuk do ta pengojë Rusinë të arrijë qëllimet e saj të luftës, sipas Kremlinit.

“Nuk duhet të ekzagjerohet rëndësia e këtyre dërgesave për sa i përket aftësisë së tyre për të bërë një ndryshim”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Peskov përmendi problemet me furnizimet e municioneve dhe mirëmbajtjen e tankeve, ndër të tjera.

“Kjo krijon probleme të tjera për Ukrainën, por nuk ndryshon progresin e palës ruse në arritjen e qëllimeve të saj”, tha ai.

Ai kritikoi dërgesat e planifikuara të armëve si një përshkallëzim të konfliktit.

Tanket, përfshirë “Leopard 2” të prodhimit gjerman, janë ndër kërkesat kryesore të Kievit, që po shqyrtohet nga zyrtarët e mbrojtjes të NATO-s, në bisedimet në bazën ajrore amerikane në “Ramstein”, në Gjermani. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like