Rusët dëbohen nga Kherson/ Ushtria e Ukrainës arrin fitoren e rëndësishme kundër Rusisë

by admin
Spread the love

Flamuri ukrainas u valëvit sërish në Kherosn pas 8 muajve luftime intensive, një pikë kthese në zhvillimin e luftës, dhe arritja më e madhe  për Ukrainasit deri më tani. 

Njëkohësisht, rikthimi i Kherosn të ukrainasit është një humbje poshtëruese për vetë presidenti rus Vladimir Putin. Kherons ishte një nga rajonet me të rëndësishme të Ukrainës, u pushtua që në nisje të luftës në shkurt dhe vetëm një muaj më parë putin vulosi aneksimin e rajonit bashkë me territore të tjera.

Por dorëzimi i ushtarëve rus dhe dëshpërimi i tyre duke shkatërruar urat kryesore në qytet, tani vetëm sa i ka dhën një hov të ri ofensivës ukrainase.  Ushtarët ukrainas hynë si heronj në qytet, ndërsa banorët festuan kudo në rrugë.

Tërheqja e pushtuesve, tani ka shkatërruar shpresat ruse për të shtyrë një ofensivë në perëndim në Mykolaiv dhe Odesa në mënyrë që të ndalohet aksesi i Ukrainës në Detin e Zi. Moska kishte shpresuar gjithashtu të ndërtonte një korridor tokësor në rajonin separatist të Transnistria të Moldavisë, shtëpia e një baze të madhe ushtarake ruse.

“Por tani humbja e Khersonit do t’i kthejë të gjitha ëndrrat e jugut nga Kremlini në pluhur“, tha analisti ushtarak ukrainas Oleh Zhdanov. “Kherson është një çelës për të gjithë rajonin jugor“, sipas tij.  Ndërsa për vetë Ukrainën, fitorja e Khersonit krijon terrenin për rimarrjen e pjesës së pushtuar nga Rusia të rajonit të Zaporizhzhia dhe zonave të tjera në jug, dhe përfundimisht hyrjen përsëri në Krime.

Rimarrja e kontrollit të Khersonit nënkupton gjithashtu se Kievi mund të ndërpresë përsëri ujin në Krime.

 

 

 


Top Channel

You may also like