Rudina Hajdari paralajmëron një dimër të egër: PD nuk do ta ketë shumë të lehtë për të fituar, ja arsyeja

by admin
Spread the love

Ish deputetja, Rudina Hajdari mendon se Partia Socialiste nuk ka shumë shanse të fitojë në zgjedhjet vendore.

Në një intervistë në televizion, ish deputetja tha se duke parë kushtet në të cilat gjendet vendi sot, qytetarët po vetëorganizohen dhe Partia Socialiste nuk do ta ketë shumë të lehtë për të fituar në zgjedhjet vendore.

“Nuk mendoj se PS ka shumë shanse. Në këto kushte ku jemi sot, duke marrë parasysh kushtet ekonomike, duke marrë parasysh protestat e ndryshme që qytetarët po vetorganizohen, kemi shumë probleme social-ekonomike, që po e bën akoma më të vështirë, edhe për ata që marrin rrogë.

Kur të vijnë zgjedhjet lokale asnjë qytetar nuk ka për t’i harruar këto. Unë mendoj që do të kemi një dimër shumë të egër përpara dhe zgjedhjet lokale do të jenë në pranverë. Prandaj nuk mendoj se Partia Socialiste është shumë e rehatuar në këto momente, besoj shumë fort që ata e ndjejnë rrezikun dhe Partia Demokratike duhet ta kapë këtë shans dhe jo vetëm të organizohet për zgjedhjet lokale, por duhet të mbështesë të gjithë qytetarët, duke dalë në protesta, si një lloj mekanizmi për të qenë streha e tyre, jo vetëm e demokratëve, por e gjithë qytetarëve që janë të pakënaqur”, tha Rudina

You may also like