Rudiger flet për të ardhmen: Jam mirë te Chelsea, por nuk varet nga unë

by admin
Spread the love

“E ardhmja ime? Jam mirë këtu te Chelsea, këtë e kam thënë gjithmonë.” Kështu i është përgjigjur Antonio Rudiger zërave të merkatos që e konsiderojnë atë si një largim të sigurt nga Chelsea.

Mbrojtësi gjerman dha një intervistë për The Athletic ku ndër të tjera u ndal edhe tek e ardhmja e tij. “Mendoj se edhe nga jashtë mund të shihni sa i lumtur jam këtu, veçanërisht për mënyrën se si luaj”, shtoi Rudiger duke i dhënë edhe sinjale të tjera klubit londinez.

Megjithatë, ai nuk i shoi të gjithë zërat pasi përgjigja e tij e fundit mund të krijojë shumë polemika mbi të ardhmen e tij. “Qëndrimi im nuk varet vetëm nga unë, atje janë njerëz të tjerë që duhet të marrin vendime”, tha ndër të tjera Rudiger. Një deklaratë që mund të zgjojë shumë dyshime. /oversport.tv

Foto: Antonio Rüdiger Twitter

You may also like