Rudiger: Erdha prej Ancelottit, refuzova edhe Barcelonën

by admin
Spread the love

Sot ishte dita e Antonio Rudiger te Reali i Madridit. Pas impenjimeve që pati me kombëtaren e Gjermanisë, mbrojtësi fluturoi drejt kryeqytetit spanjoll për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u prezantuar përpara mediave përkrah presidentit Florentino Perez.

“Është një nder i madh për mua që të jem pjesë e klubit më historik të futbollit”, tha ai. Rudiger do të mbajë veshur fanellën me numrin 22, të cilën më parë e kishte Isco.

“Është një ditë shumë speciale për mua dhe për familjen time. Përpara së gjithash dua të falënderoj prindërit e mi. Pa ndihmën e tyre nuk do të kisha mëbrritur deri këtu.

Më kanë mbështetur gjithmonë. Dua të falënderoj edhe presidentin Perez, i cili më dha mundësinë për të luajtur me këtë klub madhështor. Premtoj që do të jap gjithçka për Realin e Madridit. Dua të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur”, tha gjermani.

Mbrojtësi tregoi edhe disa nga prapaskenat e merkatos, kontaktet dhe interesimin e Barcelonës. “Kam folur direkt me Ancelotin në prill, ku ishte një moment shumë i rëndësishëm.

Jam këtu edhe prej trajnerit. Konkurrenca? Është normale që të ketë kaq shumë lojtarë cilësorë në një klub si Reali. Unë jam entuziast dhe po pres me padurim momentin për të debutuar. Barcelona? Më kërkoi, por i thashë vëllait tim: Ose Realin, pse asnjë skuadër tjetër. Dhe kështu ndodhi”, përfundoi ai. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like