Rritja e çmimeve, Kisha Katolike: Radhët në qendrat tona është rritur, po shtohen të varfrit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në ditën botërore të Varfërisë, Kisha Katolike ka shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e çmimeve në vendin tonë, ku gjendja sa vjen e bëhet edhe më e keqe.

Sipas saj, kjo do të ndikojë në rritjen e numrit të të varfërve, ndërsa kërkon më shumë vëmendje ndaj shtresave në nevojë.

Ndryshimet ekonomike të reflektuara në rritje çmimesh, si pasojë e dy kr*izave që g*oditën njëra pas tjetrës Shqipërinë, t*ërmeti dhe p*andemia, por edhe një krizë e re energjetike që bashkë me Europën, po prek edhe vendin tonë ka ngjallur shqetësimin e Kishës Katolike, e cila në një mesazh drejtuar politikës thotë se ka një mungesë vëmendje ndaj shtresave në nevojë.

I kemi ndjekur ndryshimet fiskale të ndodhura në kohët e fundit, sikurse rritja e çmimeve të produkteve të shportës, karburanteve dhe gazit si dhe është përfolur edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe vërejmë me keqardhje mungesën e vëmendjes që duhet për të varfrit e nevojtarët, për të pamundurit e të mënjanuarit e shoqërisë sonë.

Radhët që shtohen e bëhen më të gjata në qendrat tona për të varfrit, kërkesa e vazhdueshme, sidomos e familjeve të reja dhe e të rinjve, për emigrim, janë shenjë e prekshme e përkeqësimit të ekonomisë dhe mundësive për nevojtarët, duke treguar rritjen e numrit të tyre”.

Mesazhi i Ipeshkvijve të Kishës Katolike, erdhi në Ditën e Pestë Botërore për të Varfrit, ndërsa u mbështet edhe nga Presidenti Meta, i cili në një reagim në Facebook thotë se nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që l*ufton varfërinë dhe garanton përfshirjen e plotë sociale“.

You may also like