Rritja e aplikimeve për azil, flet Basha: Manipulimi i Zgjedhjeve të 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shprehur shqetësimin lidhur me aplikimet për azil, ku sipas raporteve të fundit, Shqipëria mban vendin e parë në Rajon.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se rritja e aplikimeve për azil, dëshmon edhe njëherë se manipulimi e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Kryedmeokrati ka vënë sërish theksin te vettingu në politikë, duke nënvizuar se fundi i kësaj katas*trofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin.

Postimi i Bashës:

Me përjashtim të një l*ufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se mas*akra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, dhe oligarkisë, që ka shk*ërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. Vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.

You may also like