Rritet çmimi i naftës për 2 cent, gazi dhe benzina mbeten të pandryshuara

by admin
Spread the love

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.76 euro, pra ka shtrenjtim prej 2 centësh për naftë, derisa ka mbetur i pandryshuar ai benzinës dhe i gazit, përcjell Telegrafi.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës.

Pavarësisht zbritjes së dukshëm të çmimit të derivateve të naftës në botë, vlera e naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër publike Qeverisë për të kërkuar largimin e çmimit tavan të derivateve.

You may also like