“Rrezikojmë të shpërbëhemi si komb”, Meta takim me strukturat e gruas së PL në Tiranë

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po zhvillon sot një takim me strukturat e gruas së Degës së Tiranës.

Ai tha se për shkak të politikave të ndjekura, vendi rrezikon të shpopullohet.

Kujtoj kohën kur Erisa ishte Petroninse dhe sot përfaqëson shumë spikatshëm PL dhe gratë e vajzat e zonjave që janë vetvetja, që kanë një karrierë të qendrueshme dhe që janë rrit e formuar përmes sfidave të rëndësishme.

Kemi edhe shumë të tjera në PL dhe besoj se shumë më tepër do të kemi në të ardhmen se jam besimplotë që kjo krizë e madhe e padurueshme në veçanti për gratë e më shumë për kryefamiljaret do të marrë fund shumë shpejt. Rrezikojmë të shpërbehemi si komb sepse është kërcënuar vetë familja.

Çdo ditë takojmë gra që thonë se edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli, që thonë se ikën se nuk mund të jetonin e martoheshin këtu, se nuk mund të blinin apartament këtu me rrogat. Thonë ikën për hir të fëmijëve për shkollat, qetësinë sigurinë, e kjo nuk mund të vijojë”, tha ai.

You may also like