Rrëshqitje dheu në Kinë, 8 viktima dhe dhjetëra të zhdukur – Shqip

by admin
Spread the love

Rrëshqitja e dheut ka shkaktuar 8 viktima në Kinën jugperëndimore, ndërsa 39 të tjerë raportohen të zhdukur. CNN raporton se kërkimet e ekipit të kërkim-shpëtimit vijojnë për të zhdukurit.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, 18 shtëpi janë rrënuar, ndërsa më shumë se 500 persona janë evakuuar. Rrëshqitja e dheut goditi fshatin malor Liangshui në Yunnan pak para agimit, kur shumica e banorëve ishin në gjumë.

Në vendngjarje ndodhen më shumë se 300 punonjës të kërkim-shpëtimit, dhjetëra mjete zjarrfikëse si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kërkimin e personave të zhdukur. Ndërkohë, Presidenti kinez, Xi Jinping u kërkoi zyrtarëve që të rrisin përpjekjet e shpëtimit.

Malet e Yunnan janë të prirur për rrëshqitje të dheut, për shkak të shpateve të pjerrëta dhe tokës së paqëndrueshme. Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, pjesa më e madhe e Kinës jugore, përfshirë Yunnanin, është në mes të një krize të motit të acartë, me temperatura që bien afër ose nën zero./tvklan.al

You may also like