Rrëfehet Ronaldinho: Një mbrojtës i Milanit më ka magjepsur

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për “Espn” Meksikë, Ronaldinho, Topi i Artë i vitit 2005, nuk kishte dyshime kur deklaroi se ish-kapiteni i Milanit ka qenë mbrojtësi më i mirë me të cilin ka patur nderin të luajë.

“Për mua Paolo Maldini ka qenë gjithmonë mbrojtësi më i mirë që ka ekzistuar dhe kam patur fatin të luaj bashkë me të. Sot për mua është një mik i madh dhe jam shumë i kënaqur sepse është me të vërtetë një idhull për mua”, ka thënë braziliani, që ishte pjesë e skuadrës kuqezi të mbushur plot me talente si Shevchenko, Pato, Beckham, Pirlo, Kaka dhe shumë të tjerë.

Pasi luajti për 17 vite në nivele shumë të larta, me fanellën e Barcelonës dhe Milanit, Ronaldinho ka patur nderin të luajë me shumë kampionë të mëdhenj. Braziliani thotë se do ti pëlqente që të kishte luajtur me një nga yjet e së tashmes:

“Do të më kishte pëlqyer të luaja me Mbappé, më pëlqen shumë si luan dhe do të isha argëtuar në fushë së bashku me të”, ka thënë Ronaldinho. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Facebook

You may also like