Rrahmani: Titulli? Tani e dinë të gjithë forcën e skuadrës sonë

by admin
Spread the love

Amir Rrahmani shijon momentin pozitiv të Napolit, por edhe momentin shumë të mirë që po kalon në aspektin personal:

“Kemi bërë një punë shumë të mirë, ishim të përqendruar, duhet të jemi gjithmonë të përqendruar tek kundërshtari. Them gjithmonë, se për të mbrojtur mirë gjithçka fillon nga ata që luajnë përpara, e gjithë skuadra është e rëndësishme. Nëse punojnë mirë, atëherë është më e lehtë për të gjithë.

Koulibaly është një nga mbrojtësit më të mirë në Botë, jam shumë krenar që luaj me të”, ka thënë mbrojtësi shqiptar për “Sky” pas përfundimit të ndeshjes kundër Bolognas.

Rrahmani ka bindur teknikun Spalletti dhe ka siguruar një vend në formacionin  titullar, duke u kthyer në një pikë referimi në mbrojtjen napolitane, por shpesh herë ndihmon skuadrën edhe në fazën sulmuese, duke shënuar edhe 2 gola deri në këtë pikë të sezonit.

Në lidhje me shanset që ka skuadra e tij për të fituar titullin, mbrojtësi ka thënë: “Është shumë shpejt të flitet për titull, kanë kaluar vetëm 10 javë. Duhet ti marrim ndeshjet një e nga një. Janë të gjitha të vështira dhe do të jenë akoma më shumë, sepse tashmë e dinë të gjithë forcën tonë”, ka përfunduar Amir Rrahmani. / Oversport.tv

You may also like