Rrahmani rrëfen shoqërinë e tij me Koulibaly dhe objektivat me Napolin

by admin
Spread the love

Amir Rrahmani ka folur me admirim të madh për partnerin e tij të mbrojtjes, Kalidou Koulibaly, në një intervistë për “Radio Goal”, shkruan Insporti.com.

Rrahmani në një intervistë për “Radio Goal” ka zbuluar ambiciet e ekipit, ndër të tjera a foli edhe për bashkëlojtarin e tij, Kalidou Koulibay, i cili tha se është nder të luaj përkrah tij.

“Kalidou është një njeri i madh dhe një lojtar shumë i fortë, për mua është nder të luaj me të. Qyteti është i dashuruar me ekipin, ka shumë entuziazëm përreth. Por ne e dimë se duhet t’i mbajmë këmbët në tokë pasi edicioni është i gjatë. Falë trajnerit Luciano Spalletti ne jemi më të bashkuar se në të kaluarën. Ne i besojmë atij, ne jemi të kujdesshëm për të ndjekur udhëzimet e tij. Sekreti është se ne jemi shumë të bashkuar. Kampionati është ende i gjatë, por ne do të donim që klasifikimi përfundimtarë në Serie A të mbetet i tillë edhe në maj, do të ishte një ëndërr”, tha Rrahmani.

Napoli është lider në Serie A pas shtatë xhirove të para me 21 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për Rrahmanin dhe Napolin në Serie A do të jetë kundër Torinos, ku luan EtritBerisha dhe Mërgim Vojvoda. /Insporti.com/

You may also like