Rrahmani në top formë, përsëri futbollisti i ndeshjes nga radhët e Napolit

by admin
Spread the love

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, është në momentet e tij më të mira të karrierës me fanellën e klubit italian Napoli. Rrahmani tashmë është shndërruar në lider të mbrojtjes të skuadrës napolitane, shkruan Insporti.com.

Përkundër humbjes të Napolit në shtëpi nga skuadra e Spezias me rezultatin 0:1, Rrahmani zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë.

Reprezentuesi i Kosovës është vlerësuar me notën 7.7, pra futbollisti më i vlerësuar nga radhët e Napolit për këtë ndeshje.

Rrahmani ishte futbollisti i ndeshjes edhe ndeshjen e kaluar kundër Milanit, duke mbajtur në “xhep” yjet si Zlatan Ibrahimovic dhe Oliver Giroud.

Forma e tij e lartë ka bërë që të mos vërehet shumë mungesa Kalidou Koulibaly, i cili mungon që një kohë për shkak të lëndimit.

Në këtë ndeshje përveç Rrahmanit, ishte edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj, i cili e nisi ndeshjen si titullar.

Manaj është vlerësuar me notën 6.0.

Që të dy futbollistët zhvilluan 90 minuta.

Napoli me këtë humbje ka bërë një tjetër hap prapa në garën për titull të kampionit, pasi renditet në pozitën e tretë me 39 pikë, duke mbetur shtatë pikë larg liderit Inter. /Insporti.com/

You may also like