Rrahmani: Duam të kujtohemi si heronj, gjithmonë kam besuar tek aftësitë e mia

by admin
Spread the love

“Kundër Milanit do të mundohemi që të mos pësojmë gol. Ruajta e portës së paprekur është objektivi kryesor për ne mbrojtësit dhe portierin. Falënderoj tifozët që na mbështesin, ata që na kanë mbështetur në momentet e vështira. Ata janë tifozë të vërtetë”, ka thënë mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani në prag të sfidës së madhe të së dielës në Serie A për radion “Kiss Kiss Napoli”.

“Fjalën titull nuk e përmendim shumë, sepse jemi të vetëdijshëm që është akoma shpejt për të folur. Insigne? Është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ka shënuar penallti, ka dhënë asiste dhe tani shpresojmë që të vazhdojë të shënojë gjatë lojës”, ka shtuar kapiteni i kombëtares së Kosovës.

“Fitorja kundër Lazios ishte shumë e rëndësishme për të vazhduar të qëndronim në pjesën e lartë të renditjes. Tani të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Mund të jenë të paktën 4-5 skuadra që luftojnë për titullin. Edhe Atalanta e Juventusi mund të futen në garë. Mund të ndodhë gjithçka.

Ne duam që të kujtohemi si heronj, siç tha Spalletti. Do të mundohemi deri në ndeshjen e fundit. Fitorja në momentin e fundit është gjithmonë diçka e bukur. Ne duam të fitojmë të gjitha ndeshjet. Edhe nëse do të ishim mundur në Romë, sërish do të provonim këtë objektiv”, ka shtuar mbrojtësi që po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Serie A.

“E dimë që të dielën do të ketë shumë tifozë. Ne po stërvitemi shumë të përqendruar. Nuk është kjo ndeshja e fundit, janë të gjitha të rëndësishme. Jemi një skuadër në të cilën të gjithë mund të jenë vendimtarë duke shënuar gol.

Edhe kur kisha më pak hapësira besoja në aftësitë e mia. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe ndoshta të bëj akoma më mirë. Kam nevojë për vazhdimësi. Është më e lehtë kur luan me Koulibaly. Është një lojtar i madh”, ka përfunduar Rrahmani. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like