Tetovarin e rrahin në pikpagesën rrugore në Gllumovë të Shkupit

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se dje rreth orës 18:15 në pikëpagesën e Gllumovës ka ndodhur një keqkuptim mes dy shoferëve të automjete, ku fillimisht zënka ka qenë verbale dhe më pas ka degjeneruar me dhunë fizike, ku një i ri është sulmuar nga dy persona të tjerë. Rasti më pas është paraqitur në polici.
“Më 14.02.2023 në ora 18.15 në SPB-në e Shkupi, shtetasi J.B.(28) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16.30 në vendkalimin e pagesës Glumovë, Shkup, pas një keqkuptimi të mëparshëm në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Rasti është duke u zbardhur.”-thuhet në raportin e policisë.

You may also like