Rooney parkon keq makinën e tij luksoze, e gjen të mbuluar me vizatime

by admin
Spread the love

Një “aksident” mjaft i pazakontë i ka ndodhur Wayne Rooney-t. Ish-kampioni i Manchester United e la makinën e tij, një “Land Rover Overfinch Defender” me vlerë mbi 176.000 euro, në mes të një rruge të mbyllur për treg Krishtlindjesh në Prestbury, Macclesfield.

Kur shkoi për ta marrë zbuloi hakmarrjen e tregtarëve, të cilët e kishin mbushur trupin e makinës me vizatime falike dhe fjalë ofenduese. Fakti që Rooney nuk u mendua dy herë që ta parkonte makinën e tij në një zonë tjetër, natyrisht, i zemëroi banorët.

Dhe të mendosh se gjatë rrugës ishin vendosur njoftime dhe tabela të shumta për të ndaluar parkimin e automjeteve dhe për t’i lënë hapësirë tregut të Krishtlindjeve dhe tezgave, por jo vetëm.

Sipas raportimeve të “The Sun”, ish-futbollisti ka refuzuar kategorikisht ta lëvizë automjetin e tij edhe pas kërkesës së organizatorëve të këtij tregu. Si përgjigje injoruese ka zgjedhur të shkojë në lokalin aty pranë, vetëm 50 metra larg.

Një injorim që nuk është marrë aspak mirë nga banorët e zonës, të cilët janë hakmarrë në dëm të makinës. Përveç vizatimeve seksuale dhe sharjeve, makina e Rooney u qëllua me portokallinj të kalbur. Një dyqanxhi, gjithashtu vari një tabelë me fjalët “nuk parkohet” në njërën nga fshirëset e xhamit.

You may also like