Ronela Hajati renditet në vendet e para të këngëve më të dëgjuara në “Eurovision 2022”

by admin
Spread the love

Ronela Hajati renditet e pesta në radhë, në klasifikimin e muajit shkurt në “Eurovizion” për këngët më të dëgjuara të këtij kompeticioni. Në faqen zyrtare të kompeticionit është publikuar një video me renditjet e këngëve duke nisur nga vendi i 20-të e deri tek i pari.

Renditja e “Sekreti”, e ka ngritur shumë pritshmërinë për festivalin që do të mbahet nga data 10 deri në 14 maj, në Torino, Itali.

Ronela Hajati do të hapë shfaqjen duke kënduar e para në natën e parë gjysmëfinale. Vetë këngëtarja ka premtuar një performancë të paharrueshme.

 

You may also like