Ronela Hajati do të na përfaqësojë në Eurovision, por ky është momenti epik që u bë viral pas fitores

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmjen e djeshme ( e mërkurë) u mbajt finalja e Festivalit të 60-të të Këngës në RTSH dhe fituese u shpall Ronela Hajati.

Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret”, shkruan “Kosovarja”.

Derisa po mbante fjalimin e saj ajo emocionoi gjithë publikun dersa ishte një moment që po bëhet tani virale në rrjet.

“Tani ma bëni një foto për në Instagram se kam shumë njerëz që nuk kanë besuar tek mua. Shifemi në Torino”, u shpreh ajo dhe ky moment u bë viral ngado.

“Ky është çmimi i parë që marr dhe do jetë më i rëndësishmi. Këtë çmim ja dedikoj babait tim që më sheh nga lart. Dua të falenderoj jurinë që më ka votuar, Radio Televizionin shqiptar, stafin, falenderoj publikun, bashkëpunëtorët e mi, miqtë e mi të ngushtë, mamanë time. Tani ma bëni një foto për në Instagram se kam shumë njerëz që nuk kanë besuar tek mua. Shifemi në Torino”, tha Ronela.


You may also like