Ronaldo për Santos: Ai nxitohet gjithmonë duke më zëvendësuar mua

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Portugalia nuk arriti të marrë pikët maksimale në grup pasi u mund dje nga Korea e Jugut me shifrat 2-1. Kapiteni i luzitanëve, Cristiano Ronaldo, pavarësisht sigurimit të kualifikimit u duk nervoz në momentin që u zëvendësua nga trajneri Fernando Santos.

Kamerat kapën një moment kur 37-vjeçari u duk mjaft i tërbuar ndaj trajnerit të tij. “Ti gjithmonë nxitohesh duke më zëvendësuar, por duhet të jesh i kujdesshëm me mua.” – këto ishin fjalët që Ronaldo iu drejtua 68-vjeçarit.

Megjithatë ky i fundit u përpoq të ulë tensionin, duke pohuar s zemërimi i Ronaldos ishte me një nga lojtarët e Koresë. “Pepe duhej të ndërhynte për të rivendosur qetësinë sepse Cristiano ishte i tensionuar.” – u shpreh Santos.

Në këtë Kupë Botë, 5 herë fituesi i Topit të Artë, ka luajtur në të tre ndeshjet si titullar po ashtu është zëvendësuar gjithmonë. 37-vjeçari ka kontribuar për Portugalinë duke shënuar një gol në ndeshjen e parë përballë Ganës. Luzitanët i pret në fazën e 1/8 Zvicra e cila mposhti Serbinë dhe u kualifikua dukë zënë vendin e dytë në grup. /oversport.tv

Foto: Portugal, Twitter

You may also like