Ronaldo: Nuk ndjek rekordet, ato më ndjekin mua! Të rikthejmë United ku e ka vendin

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Manchester United. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë pesë herë fituesi i “Topit të Artë” që tregoi gjithashtu se dëshiron të rikthejë United aty ku e merriton. Nga ana tjetër ai bëri dhe një batutë duke thënë se nu ki ndjek ai rekordet, por rekordet ndjekin atë.

“Tifozët tanë janë fantastikë, na përkrahin edhe në disfata. Më bënë të ndjeja ngrohtësinë e tyre menjëherë. Gjëja më e rëndësishme për mua është të përpiqem të fitoj disa kupa. Manchester United do të kthehet aty ku i takon. Nuk e di sa do të zgjasë, por e besoj dhe dua ta kthej aty ku e meriton.

Dua të vazhdoj të fitoj, të shënoj, të thyej rekorde. Rekordet vijnë te mua natyrisht, nuk i ndjek unë, ato më ndjekin mua. Dua të vazhdoj të punoj shumë çdo ditë, më pëlqen kjo lojë, shokët e skuadrës në Manchester më ndihmojnë dhe vlerësoj të gjithë ata që përpiqen të më ndihmojnë”, tha Ronaldo për tifozët e tij. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like