Ronaldo i neverikosur bëri gjestin e dylbive pas pakënaqësive ndaj gjyqtarit

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo nuk arriti t’i ndihmonte Manchester Unitedit që ta kalonte Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Superylli portugez pati reagime kundrejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjatë gjithë 90 minutave për shkak të ndërhyrjeve të lojtarëve kundërshtarë.

Të zgjedhurit e Diego Simeones bënë lojë fizike kundrejt 37-vjeçarit, i cili ishte vazhdimisht i nevrikosur.

E gjitha kulmoi në momentin e golit të Renan Lodi, sepse pati reagime që kishte ndërhyrje të palejuar në dëm Anthony Elangas gjatë ndërtimit të aksionit.

As gjyqtari kryesor i takimit e as dhoma e VAR-it nuk panë asgjë të gabuar në këtë aksion, porse Ronaldo mendoi ndryshe.

CR7 bërtiste në drejtim të gjyqtarit, derisa futbollistët e Atleticos festonin. Në një moment të shprehjes së zhgënjimit kur loja ishte gati të rifillonte nga mesi i fushës, Cristiano e bëri gjestin e dylbive për të sugjeruar se gjyqtari nuk e pa një ndërhyrje të qartë. 

Djajtë e Kuq u eliminuan pas fitores së Los Rojiblancos në Old Trafford (1-0), ndërkohë që sfida e parë në Wanda Metropolitano ishte mbyllur baras (1-1).

You may also like