Ronaldo barazon Lukakun, kualifikohet edhe Sllovakia

by admin
Spread the love

Portugalia vijon ecurinë perfekte në ndeshjet eliminatore të Euro 2024. Përfaqësuesja luzitane mposhti 0-2 Lichtensteinin dhe shkon në kuotën e 27 pikëve në nëntë ndeshje të zhvilluara gjithsej.

Në takimin e fundit, që më shumë i vlen Cristiano Ronaldos për ta mbyllur fushatën eliminatore të Evropianit si golashënuesi më i mirë, Portugalia do të presë Islandën.

CR7 realizoi një nga dy golat e skuadrës së tij në ndeshjen me modestët e Lichtensteinit, tjetrin e shënoi Cancelo. Ishte goli i 128 për sulmuesin portugez me përfaqësuesen.

Ronaldo ka shënuar në total në këto eliminatore 10 gola, aq sa Lukaku, por sulmuesi belg qëndron në krye pasi ka dhënë një asist.

Konfirmohet forcë e dytë në Grupin J Sllovakia, që mposhti 4-2 Islandën. Tjetër zhgënjim nga Bosnjë Hercegovina, që u turpërua 4-1 nga Luksemburgu.

Në Grupin G qëndron matematikisht në garë për vendin e dytë Mali i Zi, që iu imponua 2-0 Lituanisë. Serbia ka dy pikë më shumë se malazezët dhenë ndeshjen e fundit luan kundër Bullgarisë.

Rezultatet:

Liechtenstein – Portugal     0-3

Luxembourg – Bosnia & Herzegovina        4-1

Montenegro – Lithuania     2-0

Slovakia – Iceland          4-2


Top Channel

You may also like