Romeo Kara del me deklaratën e fortë për Presidentin Meta: E bënë Liken rahmet për së gjalli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta komentoi fjalët që qarkullojnë se politikani i radhës ‘non-grata’ që do të shpallet në vendin tonë është pikërisht ai.

Meta tha se ai vet është ‘super grata’ dhe e ka derën e hapur për çdo ambasador të huaj që nëse ka ndonjë mesazh për të, t’ia jap në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo përmes politikanëve të tjerë.

Pikërisht pas kësaj deklarate të Metës, ka ardhur reagimi i juristit Romeo Kara. Nisur edhe nga fakti që presidenti turk Erdogan nuk e takoi dje Metën, Romeo Kara shkruan se ‘këtë mavrinë të gjithë po e shpallin non-grata’.

Postimi i Karas:

“Kete mavrine po e shpallin te gjithe non grata.

Erdogani as qe begenisi t’a takoje edhe pse eshte homologu i tij shqiptar, president si ai. E bene Liken rahmet per se gjalli!!!”, shkruan Romeo Kara.

You may also like