ROMË – Meloni falenderon Ramën pas ratifikimit të marrëveshjes Shqipëri-Itali

by admin
Spread the love

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/- Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore, tha sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në X, dikur Twitter.

Gjithashtu, Meloni falenderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin e dhene ne

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderoj kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, shkroi Meloni në X.

Marrëveshja e bashkëpunimit Shqipëri-Itali u ratifikua sot nga parlamenti me 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like