ROMË – Italia përballet me një tjetër valë të të nxehtit

by admin
Spread the love

ROMË, 13 korrik /ATSH-DPA/- Pjesa më e madhe e Italisë do të përballet me temperatura deri në 40 gradë Celsius fundjavën që vjen, njoftoi sot meteorologu, Guido Guidi.

“Temperaturat do të rriten në ditët në vijim dhe ky do të jetë edhe fillimi i një të nxehti tjetër në vendin tonë”, tha Guidi. Të premten, temperaturat pritet të rriten midis 36 dhe 40 gradë në luginën Po në veri të Italisë.

Lumi Po ka qenë një nga zonat më të prekura nga thatësira në Itali këtë vit. Mungesa e shiut ka bërë që nivelet e ujit në lumin Po të ulen nën mesataren.

Autoriteti përgjegjës për lumin ka kërkuar që uji të devijohet nga liqenet, si destinacioni popullor turistik “Liqeni Garda”, në shtratin e lumit.

Vala e ardhshme e të nxehtit do të prekë Toskanën, zonën e Lacios rreth kryeqytetit të Romës, Sicilinë lindore dhe Sardenjën, sipas forcave ajrore italiane, përgjegjëse për parashikimin zyrtar të motit në Itali.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like