ROME – Italia dëbon 30 diplomatë rusë

by admin
Spread the love

ROME, 5 prill /ASH-ANSA/- Kemi dëbuar 30 diplomatë rusë për arsye të sigurisë kombëtae, deklaroi  ministri i Jashtëm Luigi Di Maio nga Berlini.

“Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Ettore Sequi, thirri sot në mëngjes ambasadorin e Federatës Ruse në Itali, Sergey Razov, në Farnesina, me udhëzimet e mia, për ta njoftuar atë për vendimin e qeverisë italiane për të dëbuar 30  diplomatët në shërbim në Ambasadë si ‘personae non grata’”, tha Di Maio.

“Kjo masë, vjen në marrëveshje me partnerët e tjerë evropianë dhe atlantikë, dh u bë e nevojshme për arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare, në kuadrin e situatës aktuale të krizës si rezultat i agresionit të pajustifikuar ndaj Ukrainës nga Federata Ruse”, shpjegoi ai.

‘’Moska nuk do ta lërë pa përgjigje vendimin e Romës për dëbimin e 30 diplomatëve rusë’, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Rusia do të japë një përgjigje përkatëse,” u tha Zakharova gazetarëve, siç raportohet nga Interfax.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like