Romagnoli dhe Lazio më pranë se kurrë, oferta e re bind mbrojtësin

by admin
Spread the love

Alessio Romagnoli është shumë pranë transferimit te Lazio shkruan “Gazzetta dello Sport”. Skuadra e Sarrit ka rritur ofertën nga 2.5 milionë në 2.8 milionë plus bonuse për të marrë shërbimet e mbrojtësit kuqezi.

Romagnoli ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të zbresë nën 3 milionë euro neto në vit. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është tashmë e papërfillshme dhe pritet që klubi bardhekaltër të mbyllë tratativën me sukses në ditët e ardhshme.

Romagnoli mund të ndryshojë mendje vetëm nëse i vjen ndonjë ofertë me e mirë nga ndonjë klub i madh europian, sepse largimi nga Milani (si lojtar i lirë) duket i paevitueshëm.

Mbrojtësi do të bashkohej me skuadrën që ka bërë gjithmonë tifo dhe në Formello do të zëvendësonte Francesco Acerbin, që është drejt largimit nga Lazio. / Oversport.tv

You may also like