Roma paqe me Leicester, Feyenoord ia del në të parën me Marseille

by admin
Spread the love

Feyenoord ka festuar në Conference League, pasi fitoi 3-2 në gjysmëfinale e parë kundër Marseillë, kurse Roma në transfertë kundër Leicestër barazoi me shifrat 1-1.

Në Holandë pati shumë gola që në pjesën e parë të ndeshjes, teksa Dessers dhe Sinisterra shtangën miqtë nga Franca me dy gola të shpejtë.

Marseille gjithsesi reagoi, duke e hapur ndeshjen me Dieng, kurse në minutën e 40-të Gerson vendosi baraspeshën. Feyenoord e nisi me gol pjesën e dytë.

Dessers nuk fali dhe Marseille nuk mundi ta shmangte humben dhe tani do kërkojë ta përmbysë këtë humbje në ndeshjen e kthimit në shtëpinë e vet.

Në Angli Roma nuk fitoi dot, edhe pse shënoi e para. Kapiteni Pellegrini i ndëshkoi “Dhelprat” që në minutën e 15-të, por verdhekuqtë nuk e ruajtën dot epërsinë.

Lookman në pjesën e dytë e çoi topin në rrjetë dhe djemtë e Mourinho kanë në dorë të shkojnë në finale me një fitore në “Olimpico” javën e ardhshme.

CONFERENCE LEAGUE – Gjysmëfinalet

Feyenoord-Marseille 3-2
Shënues:
Dessers 18’, 46’, Sinisterra 20’ / Dieng 28’, Gerson 40’

Leicester-Roma 1-1
Shënues:
Lookman 67’ / Pellegrini 15’

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like