Roma në finale, Mourinho: Fituam si një familje, lojtarë të jashtëzakonshëm

by admin
Spread the love

“Jam i lodhur, dua të shkoj në shtëpi”, këto kanë qenë fjalët e Jose Mourinhos pas sfidës me Leicester që i siguroi Romës së tij një finale në Conference League. Ai nuk e fshehu as gëzimin që do të vijë në finalen e Tiranës, ndërsa analizoi edhe takimit.

“Fituam të gjithë si një familje, jo vetëm në fushë dhe në pankinë, por në stadium. Kjo është merita jonë më e madhe, kjo empati, ky sens i familjaritetit. Kemi zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme.

Për mua kur portieri në dy ndeshja me ekipet angleze bën vetëm dy pritje, do të thotë se kemi bërë diçka mirë. Djemtë kanë qenë të mrekullueshëm, e meritonin finalen”.

“Djemtë kanë qenë të jashtëzakonshëm”, vazhdoi sërish Mourinho. “Rrugëtimi jonë ka pasur një trajektore fantastike, për të arritur në finale. 14 ndeshje janë shumë dhe e kemi paguar këtë gjë me pikët e humbura në Serie A. Por tashmë le të shkojmë në finale dhe ta fitojmë ndeshjen”. /oversport.tv

You may also like