Roma kualifikohet në çerekfinale/ Domgjoni zhvillon ndeshje të mirë, Marash Kumbulla kompleton 90 minutëshin – me këto nota u vlerësuan paraqitjet e tyre

by admin
Spread the love

Roma ka nxjerrë një barazim të vonshëm përballë Vitesses, për ta siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Konferencës.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe notat mesatare të dy skuadrave janë të përafërta.

Nota më e lartë ka shkuar për golashënuesin e vetëm të Giallorossëve, Tammy Abraham, kurse pas tij gjenden Henrikh Mkhitaryan e Jacob Rasmussen.

Paraqitje të mirë ka bërë edhe Toni Domgjoni, i cili gjendet i renditur me lojtarët më të mirë, duke u vlerlsuar me notën 7.1.

Kurse, Marash Kumbulla nuk ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira, duke u vlerësuar me notën e ulët – 6.4.

 

You may also like