Roma blindon portën, Miler Svilar firmos deri në vitin 2027

by admin
Spread the love

Roma ka kryer goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm: nga Benfica vjen portieri serb Mile Svilar.

Pavarësisht se kishte shumë klube që interesoheshin për shërbimet e tij, mes të cilëve edhe Barcelona, Svilar ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën e tij te Roma.

Portieri ka kryer vizitat mjekësore për klubin verdhekuq dhe ka firmosur kontratën që e lidh me kryeqytetasit deri në vitin 2027.

Ndonëse vjen si lojtarë i lirë, Benfica pritet që të përfitojë ndonjë përqindje në rast të një shitjeje të mundshme të lojtarit, falë marrëdhënieve të mira që klubi ka me Tiago Pinto. / Oversport.tv

Foto: SL Benfica Twitter

You may also like