Roland Bejko: Saliu është një problem, ju tregoj se cili është plani më 18 dhjetor

by admin
Spread the love

Sali Berisha mësyu dje në selinë e PD-së, duke kryesuar grupin e Rithemelimit, i krijuar në Kuvendin e thirrur prej tij, situatë kjo që u shoqëruar edhe me tension. Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD ka folur për krizën e madhe brenda selisë blu.

Për Roland Bejkon, Sali Berisha me veprimet e tij për t’u futur në seli, kërkon që të tregojë se ai është i zoti në PD, dhe se nuk e pranon sfidën me Bashën. Bejko u ndal të komentonte edhe dy përkrahës të Sali Berishës, Genc Pollon dhe deputetin Tritan Shehun. Bejko tha se ato duken si mjeranë në krah të Berishës, pasi vetë kanë qenë viktima të largimit me dhunë nga ai rreth viteve 2000.

“Zoti Berisha nuk shkon pa qëllim, e para është të tregoj se zot i partisë është ai. Ai nuk e pranon dot sfidën e zotit Basha! Pollo dhe Shehu dje mu dukën si mjeranë krah zotit Berishë. Në vitin 2000, ata kanë qenë viktimë e përzënjes së Berishës, e flakën nga PD. Dolën në atë kohë për të kërkuar demokratizimin e partisë sepse në atë kohë ishte e mbyllur. Kishin teza të drejta në atë kohë dhe tani u bashkuan sërish u dha ofiqet dhe u bën ushtarë bindës. Basha hoqi dorë dje nga fjalët e drunjta dhe doli drejt për drejt dhe i doli përballë Berishës ku tha se duhet të ndahemi nga e shkuara dhe të shohim të ardhmen. Berisha nuk është zgjidhja por është problemi pasi është shpallur ‘non grata’. Në datën 18 kuvendi do marrë disa vendime, ku do përcaktohet projeksioni i PD-së për të ardhmen me një kryetar. Basha do prezantojë projektin e tij politik”, tha Bejko.

You may also like