“Roja t’i thotë këto shifra?!” Ministrja Balluku përplaset keq me deputetin e PD-së

by admin
Spread the love

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka debatuar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese me deputetin demokrat Helidon Bushati në lidhje me nivelin e kaskadës së Drinit.

Ky i fundit vuri në dyshim nivelin e deklaruar nga Balluku, duke deklaruar se do të marrë në telefon persona përgjegjës që monitorojnë këtë kaskadë. Balluku u shpreh se ajo para të dhënat, të cilave u referohet.

Deklarata e Ballukut:

“Ti tani mos merr rojën te dera se është turp. Unë i kam të dhënat këtu. O zotëri i nderuar, unë i referohem shifrave. Nuk ka nivel normal, ka nivel tekik dhe për sa kohë optimizohet kaskada. Nuk e di kush t’i thotë këto histori, roja atje apo se di. Nëse Komani ka 100 metër kub në sekond ne nuk prodhojmë.

The që keni shitur në korrik. I dashur. Vazhdoj unë me shifrat e mia. Prandaj qeshim ne se ne i njohim shifrat. Pas muajit korrik niveli i Fierzës ra dhe për të siguruar furnizim për periudhën e shtatorit dhe tetorit u programua import për muajt në vazhdim. u programua vetëm për humbjet”, tha Balluku.

You may also like