Rohde përgëzon kuvendin për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mirënjohje ndaj kuvendit, pas ratifikimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit.

Rohde tha se të tri marrëveshjet do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës.

“Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, shkroi Rohde, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, atë për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like