Roberto Firmino i mbyll derën Juventusit: Jam i lumtur në Liverpool

by admin
Spread the love

Roberto Firmino i ka mbyllur përfundimisht derën Juventusit për një transferim të mundshëm. Ka qenë vetë sulmuesi brazilian që me deklaratën e tij ka larguar zërat e merkatos.

“Jam shumë i lumtur këtu te Liverpooli. I jam mirënjohës Zotit që jam këtu dhe po luaj për një klub të madh me lojtarë të mëdhenj. Qëllimi im është të qëndroj këtu. Dëshira ime është të qëndrojë këtu, jam shumë i lumtur.

Kjo është gjithçka që mund të them. Dua të qëndroj”, ishin fjalët e Firmino që u tregua shumë i qartë për dëshirën që ka për të mbajtur veshur fanellën e Liverpoolit. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook

You may also like