Robert Lewandowski i gëzohet lajmit për mos zhvillimin e ndeshjes kundër Rusisë: Nuk mund ta imagjinoj të luaj me ekipin kombëtar të Rusisë

by admin
Spread the love

Futbollisti i famshëm polak, Robert Lewandowski e ka mbështetur vendimin e Federatës polake të futbollit për të mos luajtur kundër ekipit të Rusisë për Kupën e Botës, më 24 mars të këtij viti.

Lewandowski ka thënë se nuk mund ta imagjinoj të luaj me ekipin e Rusisë, në kohën kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon.

Megjithatë Lewandowski ka shtuar se lojtarët e futbollit dhe tifozët nuk janë përgjegjës për veprimet e shtetit rus.

“Ky është një vendim i duhur. Nuk mund ta imagjinoj të luaj me ekipin kombëtar të Rusisë, në një situatë kur agresioni në Ukrainë po vazhdon. Lojtarët rus dhe tifozët nuk janë përgjegjës për këtë, por ne nuk mund të sillemi sikur asgjë nuk është duke ndodhur”, ka shkruar Lewandowski në Twitter.

You may also like