RMV në BE më 2030 – s’është mision i pamundur – Shqip

by admin
Spread the love

VENDE TË TRETË KANË NDIKIME NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe një herë u ka bërë thirrje deputetëve në Kuvend që t`i lënë anash dallimet politike dhe ideologjike dhe t`i miratojnë vendimet për vazhdimin e procesit eurointegrues. Ai, sic njofton KlanM, tha se Qeveria ka synime të qarta – anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

Është e qartë se thirrja e Kryeministrit ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, që paraqesin kusht për hapjen e kapitujve negociues me BE-në, që duhet të ndodhin më së voni deri në Nëntor të këtij viti, kur përfundon procesi i skriningut, si fazë e parë e nisjes së negociatave.

“Tani gjithcka është në duart tona, edhe jeta më e mirë përqytetarët, e ardhmja evropiane e vendit. Tani gjithcka varet nga ne, të jemi të bashkuar për anëtarësimin e RMV-së në BE, të tregojmë unitet për shkak se bëhet fjalë për investim në ndërtimin e së ardhmes prosperuese për qytetarët dhe vendin” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Në Ballkanin Perëndimor është evidente se palë të treta dëshirojnë të krijojnë ndikime, për shkak se vendt e këtij rajoni duke llogaritur edhe RMV-në kanë orientim të qartë për BE dhe NATO – tha Kryeministri Kovacevski duke komentuar deklaratën e Presidentit Pendarovski për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Kryeministrit, këto vende të treta gjatë dekadës së fundit kanë ndërtuar një infrastrukturë të caktuar të përbërë nga parti politike, media e analistë që mbështeten dhe financohen nga vende të treta. /KlanMacedonia/

You may also like