“Rithemelimi” i replikon Bardhit: Ata që e kthyen PD forcë të tretë nuk duhet të japin leksione dinjiteti

by admin
Spread the love

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së i është përgjigjur Gazment Bardhit, lidhur me deklaratën e tij se Berisha nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Reagimi erdhi përmes një deklarate për mediat nga drejtoresha e Komunikimit në Partinë Demokratike, Floriana Garo, e cila shprehet se mendimi, qëndrimi dhe vullneti i Grupit Parlamentar u injorua ditën kur ish-kreu Lulzim Basha vendosi pezullimin e Berishës nga grupi.

Garo shtoi se besimin çdo deputeti ja ka dhënë vota e 25 prillit, e më pas ishte Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit që konfiguruan besimin te Berisha.

DEKLARATA:

“Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike!

Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.

Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.

Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund!

Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe!

Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre.

Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!

Floriana Garo,

Drejtore e Komunikimit te Partise Demokratike” – thuhet në deklaratë.

You may also like