Rita Ora shtatzënë për herë të parë?

by admin
Spread the love

Rita Ora ka qenë çdo herë në qendër të vëmendjes për historitë e saj të dashurisë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, e cila është në lidhje me regjisorin australian, Taika Waititi, është bërë temë diskutimi së fundmi për një shtatzëni të mundshme, raporton mediumi australian “Otakukart”.

Sipas “Otakukartit”, këngëtarja 30-vjeçare është parë ditëve të fundit me bark më të fryrë. Po ashtu, një burim i afërt me çiftin ka deklaruar për disa tabloide se vetë Rita dhe Taika kanë deklaruar që janë në pritje të një fëmije.

Spekulimet se Rita është shtatzënë janë bërë edhe më të fuqishme, pasi ajo është parë duke e shoqëruar darkën me ujë dhe jo me pije alkoolike, siç bën zakonisht.

Sipas burimeve të afërta, Rita dhe Taika janë të gatshëm ta çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër. Njerëz të afërt me regjisorin kanë deklaruar më parë se ai është i dashuruar shumë me këngëtaren e lindur në Kosovë.

Respektin dhe dashurinë për Ritën ai e ka shprehur edhe gjatë paraqitjes së bashku para fotografëve në ngjarjen “Oscars” në fund të muajit mars, ku gjatë gjithë kohës ia rregullonte asaj fustanin për t’u dukur sa më bukur para kamerave, gjë që ka lënë shumë përshtypje.


You may also like