Rita Ora shkëlqen në ceremoninë “Next Goal Wins”

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkëlqyer në pjesëmarrjen e saj në ceremoninë speciale të bamirsisë “Next Goal Wins”

Në këtë ngjarje Rita u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi dhe nëna e saj, Vera Sahatçiu.

Këngëtarja, 32 vjeçe dukej elegante me një xhaketë sportive ngjyrë bezhë, e kombinuar me pantollona të ngjashme, raporton rtv21.tv.

Flokët e saj bionde ishin të stiluara në valë të lirshme, ajo zgjodhi një grim të glamuar.

Ndërkohë, Taika kishte veshur një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë, ndërsa pozoi në tapetin e kuq.

 

Ceremonia u zhvillua në Hotel Ham Yard, në Londër të mërkurën./21Media

 

You may also like