Rita Ora iu kundërpërgjigj kritikave me një video

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, këto ditë ka qenë në qendër të kritikave. Krejt kjo për shkak se ajo acaroi bashkëkombësit e saj, kur u xhirua në një video gjatë një paraqitjeje në Hungari, teksa mbante flamurin e Serbisë në duar.

Artistja 32-vjeçare e bëri të qartë se nuk ka qenë e vetëdijshme për flamurin që mbante në duar dhe se gjatë gjithë kohës ka menduar se ka një flamur hungarez në duar.

Sido që të jetë, Rita duket se ka vendosur që t’iu kundërpërgjigjet kritikëve të saj, me një video të rishpërndarë së fundmi në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për një video ku Mbreti Charles III flet për emrat e shquar me origjinë shqiptare dhe ndër to përmend Nënë Terezën dhe Rita Orën.

“Ju keni kaq heronj ikonë nga ky regjion. Nënë Tereza ishte sigurisht një shqiptare për nga etnia, e lindur në Maqedoninë e Veriut e besimit roman-katolik. Në muzikën bashkëkohore, Rita Orën të cilën e kisha nderin e madh ta dëgjoj duke kënduar për herë të parë në Londër javën e kaluar”, dëgjohet duke thënë monarku i Mbretërisë së Bashkuar në video.

You may also like