Risia e “Love Story 2”: Zbulohen protagonistët e sezonit të ri!

by admin
Spread the love

“Love Story” është gati të ndezë motorrët e sezonit të dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan.
Gjatë ditëve që lamë pas produksioni zbuloi për publikun opionistët e këtij sezoni, Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj, ashtu edhe risinë e këtij sezoni të dytë – programin ditor.
Nëse vitin e kaluar, LS zhvillohej vetëm ditën e hënë, këtë sezon do të kemi mundësinë që personazhet e programit t’i shohim edhe përgjatë ditëve të javës në “Love Story Talk”.
Në spotin e publikuar në faqen e “Love Story” mund të dëgjojmë teksa komentojnë dy opinionistet e programit ditor Xhensila Pere dhe Zhaklina Lakatari. “Love Story Talk” do të drejtohet nga Eni Shehu, çdo ditë nga e marta në të premte në ekranin e Tv Klan.
Edhe këtë sezon, programi i dashurisë në Klan mban firmën dhe vulën e Vera Grabockës e Alketa Vejsiut dhe autorësinë e Ilda Lumanit.
Një gjë është e sigurtë, deri në 15 nëntor do të kemi surpriza nga ky program…/revistawho.com

You may also like