Rinovimi i marrëveshjes së grurit me Rusinë, tri anije të reja autorizohen për të kaluar në Detin e Zi

by admin
Spread the love

Tri anije të reja u autorizuan sot për të marrë pjesë në një marrëveshje që lejon eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës në Detin e Zi, ka thënë OKB.

Rusia kishte kërcënuar se do të largohej nga marrëveshja e Detit të Zi nëse një listë kërkesash për të kapërcyer pengesat ndaj eksporteve të saj të drithërave dhe plehrave nuk plotësohej deri më 18 maj. Kremlini njoftoi se e kishte zgjatur marrëveshjen për 60 ditë, sepse disa rezultate nga bisedimet i kishin dhënë asaj “shpresa të caktuara”, por duhej bërë më shumë përparim.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për 120 ditët fillestare në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në trajtimin e krizës globale të ushqimit që është përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.

Marrëveshja u ndal të mërkurën pasi anija e fundit e autorizuar u largua nga një port ukrainas.

Zyrtarë nga Rusia, Ukraina, Turqia dhe OKB përbëjnë një Qendër të Përbashkët Koordinuese në Stamboll, e cila zbaton paktin. Ata autorizojnë dhe inspektojnë anijet. Asnjë anije e re nuk ishte autorizuar që nga 4 maji, për të cilën Ukraina fajësoi Rusinë.

Mirëpo, Qendra e Përbashkët Koordinuese autorizoi sot tre anije të reja për të udhëtuar në portet ukrainase të Odesa dhe Chornomorsk, tha zëvendës zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq.


Top Channel

You may also like