Rinovimi është çështje ditësh, Theo do të përfitojë trefishin e pagës

by admin
Spread the love

Theo Hernandez ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Mbrojtësi francez ka vendosur të rinovojë me Milanin dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda 10 ditëve. Sipas asaj që raporton Calciomercato.com, agjenti i lojtarit do të zbarkojë në Milano në ditët në vijim.

Ai do të diksutojë edhe kushtet e fundit të kontratës përpara se të vijë zyrtarizimi nga klubi. Gjithmonë sipas të njëjtit burim, zyrtarizimi do të vijë brenda 7 ose 10 ditësh.

Për sa i përket shifrave, ai do të rinovojë kontratën deri në vitin 2026. Kontrata e re do të ketë edhe opsionin për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një vit tjetër. Ndërkohë, Theo do të përfitojë nga kontrata e re pothuajse trefishin e rrogës aktuale.

Francezi aktualisht përfiton 1.5 milionë euro te Milani. Paga e tij e re pritet të jetë 4 milionë euro, pa përfshirë bonuset e mundshme që mund të shtohen. /oversport.tv

 

 

 

 

You may also like