Rikthimi në Londër, Ancelotti: Jam tifoz i Chelsea, por…

by admin
Spread the love

Real Madrid është gati për përballjen ndaj Chelsea. Njësoj si sezonin e kaluar, “Los Blancos” duhet të kalojnë pengesën londineze për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions League.

Përpara takimit të parë që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në “Santiago Bernabeu”, Carlo Ancelotti foli hapur rreth së ardhmes. Emri i tij është përfolur si një nga kandidatët për stolin e Chelsea, ekip të cilin e drejtoi në periudhën korrik 2009-maj 2011.

“Jam i trishtuar për momentin e vështirë që po kalon Chelsea. Padyshim që po, pasi jam argëtuar shumë në dy vitet që kalova atje. Kam kujtime fantastike nga periudha që drejtova në ‘Stamford Bridge’.

Unë mbetem një tifoz i Chelsea. A do të rikthehem? Jo! Shpresoj që Lampard të bëjë një punë të mira me ta. Frank ishte një futbollist madhështor, ai ka përvojë të madhe ndërkombëtare dhe mund të bëjë shumë mirë edhe si trajner”, deklaroi Ancelotti.


Top Channel

You may also like