Rikthimi i garës, Kukësi dhe Teuta nisin një “sezon” të ri

by admin
Spread the love

Rifillimi i garës është si një kampionat i ri për Kukësin dhe Teutën. Dy skuadrat që janë të ngjashme për ecurinë e deritanishme në këtë sezon, por mbi të gjitha në 5 javët e fundit. Një fitore, një barazim dhe 3 humbje të cilat kanë bërë që të dyja skuadrat të renditen në zonën e ftohtë të klasifikimit. Kukësi në vendin e tetë me 12 pikë dhe Teuta e fundit me 8 pikë.

Verilindorët i dhanë besim trajnerit Dobi dhe janë në fillimin e një ndryshimi në organikë me disa largime dhe afrime për merkaton e janarit. Këto ndeshje do të shërbejnë edhe për të treguar te cilët lojtarë do të mbështetet Dobi.

Në anën tjetër, Teuta ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi për të rikthyer Edi Martinin, njeriun që i ngriti në majat e futbollit shqiptar. Skuadra ka zhvilluar disa miqësore dhe sinjalet kanë qenë pozitive. Mirëpo tani duhen pikët në kampionat dhe sytë janë nga reparti i sulmit.

Ndeshja e fazës së parë mes Teutës dhe Kukësit përfundoi në barazim 0-0 dhe ishte pikërisht debutmi i Shkëmbit përballë Gegës. Si për rastësi edhe Martini do të debutojë ndaj Kukësit. Në stolat respektivë ka ndryshime, por ndryshimet priten në rezultate. / Oversport.tv

You may also like