“Rikthimi i Bashës në garë për kreun e PD-së do ishte marrëzi”, Blendi Fevziu tregon planin që po përgatit Sali Berisha

by admin
Spread the love

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar mbi situatën e Partisë Demokratike. I pyetur se a ekziston mundësia e një rikthimi të Bashës si kryetar i PD-së, Fevziu është shprehur se një gjë e tillë do të ishte marrëzi.

Mirela Milori: Ka zëra që thonë se lëvizja e Bashës ka qenë hileqare…

Blendi Fevziu: E kam dëgjuar, por çfarë do të thotë kjo?! Basha është larguar nga kryetari i Partisë Demokratike, po të dojë të rikthehet në gjykimin tim do të ishte marrëzi. Do të dojë ta bëjë këtë përmes votimit. Në momentin që do ta bëjë këtë përmes votimit, do të ketë kandidatë të tjerë. Nëse ai fiton, le ta gëzojë Partinë Demokratike prapë. Unë jam kundër sepse unë mendoj se një njeri që ka humbur, duhet të dorëhiqet dhe të mos kthehet më.

Pyetjes së gazetares Mirela Milori se cila do të jetë taktika e protestave që ka paralajmëruar ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha, Fevziu është shprehur se sipas mendimit të tij, Berisha po sheh si do të agravojnë protestat për rritjen e çmimeve për t’i dhënë një drejtim politik.

Mirela Milori: Berisha paralajmëron protestat më të mëdha këtë pranverë. Mendon që e ka taktikë politike apo vërtetë do të organizojë protesta mbarëkombëtare dhe në çfarë valence mund të jenë me këtë situatën e çmimeve?

Blendi Fevziu: Kam përshtypjen se Berisha është duke parë ekzaktësisht këtë. Berisha duhet të jetë duke parë se çfarë do të ndodhë me protestat që janë duke ardhur në mënyrë spontane për çmimet, çfarë do të ndodhë me zgjatjen e luftës në Ukrainë, me rritjen e çmimit të energjisë, me rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sali Berisha do të presë mendoj unë se sa do të agravojë kjo për t’i dhënë një drejtim politik protestave që do të jenë nga vetë qytetarët.

You may also like