Rikthehet magjia e Champions League, vëmendja më e madhe tek Interi-Barcelona

by admin
Spread the love

Pas pushimit të kombëtareve, me rikthimin e kampionateve rikthehet sot edhe magjia e Champions League. Do të zhvillohen sot tetë ndeshje në kuadër të fazës së grupeve ku nuk do të mungojnë supersfidat.

Kështu dita do të startojë me dy ndeshje në orën 18:45. Bayern Munich do të presë në shtëpi Viktoria Plzen, ndërsa Marseille do të ndeshet me Sporting Lisbon.

Sfidat më interesante megjithatë, vijnë në orën 21:00 ku spikat supersfida midis Interi dhe Barcelonës. Një ndeshje vendimtare për të dyja ekipet që luftojnë për një vend që të dalin nga grupi.

Ekipi tjetër i Serie A që do të ndeshet sot është Napoli. Këta të fundit do të përballen në transfertë ndaj Ajaxit. Po në transfertë do të përballen edhe Atletico e Madridit përballë Club Brugge dhe Tottenhami ndaj Eintracht Frankfurt.

Liverpooli nga ana tjetër do të presë në shtëpi modestët e Rangers ku fitorja është një detyrim. Sfida tjetër është ajo midis Portos dhe Bayer Leverkusen. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like